Haradinaj: Nëse kryeministri paguhet veç 1300 euro ai ose vjedh ose mashtron

Haradinaj: Nëse kryeministri paguhet veç 1300 euro ai ose vjedh ose mashtron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile është arsyetuar me rritjen e pagës së tij dhe të punëtorëve të administratës publike.

Kreu i ekzekutivit vendimin për rritjen e rrogave e ka konsideruar si tregues se është duke u punuar për vendin në mënyrë transparente.

“Unë e kam rrit rrogën time vetë, e kam rrit pagën e kolegëve të mi po iu them diçka ua keni besuar këtyre njerëzve 2 milionë euro me i menaxhuar është e pakuptim përgjegjësia politike e para, përgjegjësia edhe financiare e një kryeministër me pas rrogën 1300 euro, ose vjedh, ose është i pasinqertë i mashtron popullin e vet”.

“Unë po mendoj me punu, po mendoj me i shërbye vendit tim, iu kom dedikuar edhe i ftoj kolegët e mi të Qeverisë që vërtet ta respektojnë përgjegjësinë që na e kanë dhanë populli. Tani ata që mendojnë që kam gabuar që e kam bërë shpejt a ku di unë edhe ata kanë të drejtë nuk është një vendim i përkryer por sipas bindjes sime është një tregues se duamë me punua në këtë vend edhe atë në mënyrë më transparente që i takon”, tha kryeministri Haradinaj.

Gjatë takimit me gazetarët Haradinaj tha se dëshiron ta bëjë Kosovën një vend që vepron dhe kryen punë. Sipas tij Qeveria që ai udhëheqë nuk do e sjell vetën në pozitë që t’i fsheh veprimet e saja, por do të jetë e hapur për kritika.