Haradinaj në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Haradinaj në takimin e parë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kryesoi sot Këshillin e Sigurisë së Kosovës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe të mekanizmave të sigurisë, në takimin e parë që prej krijimit të Qeverisë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka bërë vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në vend dhe ka diskutuar për sfidat në fushën e sigurisë në periudhën e ardhshme.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e interesuar që ta funksionalizojë në tërësi Këshillin e Sigurisë duke zbatuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit me synim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe teknike të Këshillit.