Haradinaj: Në secilin takim ka dominuar çështja e liberalizimit të vizave

18.11.2017 14:58
Haradinaj: Në secilin takim ka dominuar çështja e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar në një konferencë për media se çfarë u diskutua në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit.

“Ju kërkojmë falje mediave që nuk ju kemi marrë me vete. Në këtë takim kemi paraqitur qëndrimet e Kosovës për perspektivën tonë evropiane.

Kishim edhe një takim me komisionerin Hahn. Me të gjitha takimet e kemi shfrytëzuar mundësinë për të raportuar për punët e bëra, për prioritetet e identifikuara, për qëndrimet tona për temat me rëndësi, si zhillimet rajonale, dialogu.

Në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave. I kam treguar qëndrimet tona që është treguar një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vogël dhe jemi privuar nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj.