Haradinaj: Nderi nuk i lejon deputetët ta votojnë Demarkacionin

30.09.2016 23:17

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se Demarkacioni nuk do të kalojë edhe nëse do të jenë të gjithë deputetët e secilit subjekt në seancë, pasi siç vlerëson ai, asnjëri nga ta nuk dëshiron që të nesërmen të pendohen.

Haradinaj: Nderi nuk i lejon deputetët ta votojnë Demarkacionin

“Edhe po të jenë të gjithë deputetë në kuvend, s’ka votë për këtë marrëveshje, kjo s’është marrëveshje me efekte të përkohshme”, ka sqaruar Haradinaj

 

I pari i AKK-së këto komente i bëri në emisionin ‘Argument plus’ të RTV21, ku ndër të tjera tha se disa deputetë të koalicionit nuk po e votojnë ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi sepse nuk po i lejohen nderi i tyre dhe se këto veprime ata nuk po i bëjnë për hatër të askujë mirëpo nuk mund ta votojnë atë.

Ai ka thënë se duhet bashkuar që të gjendet zgjidhje e re, ndërsa për ftesën e kryeministrit, ai ka shpjeguar se kjo është një dinamik ‘ngreh e mos kput’ pasi siç thotë ai, për këto tema, qeveria ka interes në disa zhvillime pa epilog në mënyrë që mos  të vërtetohet që kjo ka ra sepse e kanë frikën e llogaridhënies nga kjo situatë.

“Dihet që s’ka votë për këtë temë. Mendoj që qeveria më mirë ta marr guximin dhe të mos e procedoj këtë marrëveshje, në të kundërtën kjo është një lloj zhagitje e agonie që Kosovë është lodhur më këto, sikurse  me Asociacionin. Kjo nuk duhet të vazhdoj kështu pa epilog”, ka thënë Hardinaj.