Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se ndjehet i obliguar që Llapit dhe Kosovës t’i jep zhvillim ekonomik.
“Duke u përkulur përpara sakrificës dhe mundit të çdo qytetari të vendit tonë, ndjehem më i obliguar si asnjëherë më parë që Llapit, Kosovës t’i japim zhvillim ekonomik e punësim”, ka premtuar Haradinaj.
“Llapin e Zahir Pajazitit e kam në zemër. Kosova është një dhe e të gjithë qytetarëve të saj. Po e krijojmë një Kosovë me vlerë të re”, deklaroi ai.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 11 qershor. /Insajderi.com