Haradinaj: Lidhja me Eliot Engel është një thesar

Haradinaj: Lidhja me Eliot Engel është një thesar

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se lidhja e Kosovës me kongresmenin Eliot Engel është një thesar që do të mbetet në kujtesën e shumë brezave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se “Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk do të harrojmë kurrë kohën dhe dashurinë e tij kushtuar çështjës së Kosovës!”

Haradinaj ka thënë se “takimi me të më jep çdoherë shpresë, se vendi ynë është në rrugë të drejtë në përqafimin e vlerave të përbashkëta”.

Për vizitën e kongresmenit Elit Engel në Kosovë, qeveria e Kosovës ka përgaditur një seancë solemne për nder të tij. /Insajderi.com