Haradinaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

27.07.2016 23:27
Haradinaj i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili ka thënë se “Mali i Zi është në  NATO dhe kushdo që e cenon atë shtet, është në problem me NATO-n”.

Haradinaj ka thënë se nënkryetari i Kuvendit të Kosovës po mundohet që të aludojë se opozita po e cenon territorin e shtetit fqinj të Kosovës, Malit të Zi.

“E dëgjova prononcimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit. Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n. Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.

“E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askënd dhe as NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsyetuar ju. Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!”, përfundon Haradinaj. /Insajderi.com