Haradinaj, kritikë familjes Jashari: Nuk mund të vajtoni gjithmonë

Haradinaj, kritikë familjes Jashari: Nuk mund të vajtoni gjithmonë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, derisa ka folur për manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, ka thënë se nuk beson që Familja Jashari e ka mbyllur derën këto ditë, për ata që kanë dashur ta vizitojnë.

Ai ka thënë se nuk është në traditë të shqiptarëve që t’i mbyllet dera njerëzve.

“Besoj se edhe Jasharët s’e kanë mbyllur derën, nuk është në traditën e shqiptarëve që të mbyllet dera”, ka thënë Haradinaj në “Zona B”.

Ai ka kërkuar nga familja Jashari që të jenë më të kujdesshëm në deklarimet publike.

“Gjithmonë ka keqkuptime, besoj se familja Jashari duhet të jenë më të kujdesshëm, nuk munden gjithmonë të vajtojnë, zgjedhjet janë të lira, ata që kanë fituar zgjedhjet e qeverisin Kosovën”, ka shtuar ai.

“Pse dikujt i hapet e mbyllet dera, nuk i komentoj por e vërtetë është që populli shqiptar është solidarizuar me këtë familje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “Epopeja e UÇK-së” është një ngjarje e veçantë për gjithë kombin shqiptar.

“Zakonisht ka shkuar Ramushi, sot u munduam edhe ne, me gjithë koleget më shkuar edhe te varrezat, mendoj se edhe populli shqiptar janë solidarizuar me humbjen e familjes Jashari”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se është humbje jashtëzakonisht e madhe humbja e Familjes Jashari, por që tashmë e kanë epitetin e çlirimtarëve të lirisë.

“Institucionet e Kosovës duhet të gjejnë një formë tjetër të shënjimit të kësaj date, ne nuk e kemi marrë lirinë krejt falas”, ka thënë ai./Insajderi.com

Lexoni në Insajderi:

Përfitimi i paligjshëm i Bankës Ekonomike