Haradinaj: Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet

Haradinaj: Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot në nderim të kolonelit Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit, Qazim Jakupi trupat e të cilit u sollën dje nga Shqipëria në Kosovë.

Haradinaj në hollin e Kuvendit të Kosovës ku është duke u mbajtur homazhe në nderim të dy heronjve ka thënë se Kosovës i janë kthyer bijtë e vet.

“Homazhe në nderim të Heroit të Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, dhe dëshmorit Qazim Jakupi. Kosovës së lirë e të pavarur iu rikthyen bijtë e vet, në rrënjët e së cilës qëndron gjaku dhe sakrifica e tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Homazhet në Kuvend do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. /Insajderi.com