Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-" />

Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për demokracinë e saj

Haradinaj: Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për demokracinë e saj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Haradinaj është shprehur se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj.

 

Ky është postimi i plotë:

 

Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.  Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu.

RH