Haradinaj konfirmon konsultimet, pret që puna të nisë nga e enjtja

Haradinaj konfirmon konsultimet, pret që puna të nisë nga e enjtja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj tha se deklarimet e AKR-së i sheh si një zhvillim të ri, dhe mundësi për një qeverisje me bazë më të gjerë.

“Është një zhvillim i ri pra është një mundësia për një qeverisje me bazë më të gjerë dhe i kemi dhënë përparësi dhe respekt kësaj mundësie, pra jemi në konsulta për me mujt me fillu me punë në këtë të enjte”, tha Haradinaj.

Këto komente i pari i AAK-së i ka bërë  gjatë një konference për media ku është prezantuar  i nominuari për kryetar të komunës së Gjilanit nga radhët e AAK-së , Rexhep Kadriu.