Haradinaj komenton protestën në Prishtinë: Jam krenar me popullin tim

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Arrestim që erdhi për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj komenton protestën në Prishtinë: Jam krenar me popullin tim

Ramush Haradinaj ka thënë se ndihet krenar me popullin e Kosovës, të cilët protestuan sot për ndalimin dhe gjykimin e tij në Francë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri i Kosovës thotë se “mbështetjen e madhe të popullit të Kosovës e sheh si mbështetje për lirinë dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës.”

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë protestuar sot në Prishtinë, kundër arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Arrestim që erdhi për shkak të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Po ju përcjell nga larg dhe në rrethana të pazakonshme, por edhe me kaq sa po mund tu shoh, jam krenar me popullin tim. Mbështetjen tuaj të madhe e të pakursyer, gjithandej nëpër Botë, e kuptoj si mbështetje për lirinë dhe egzistencën e Kosovës dhe të secilit prej nesh”, ka thënë Haradinaj.

“Fatin tonë e kemi lidhur me lirinë e përbashkët, dhe unë duke qenë njëri prej Jush, nuk shkel mbi lirinë e popullit tim”, ka shkruar kryetari i AAK-së.

Haradinaj u arrestua më 4 janar në aeroportin e Baselit në Zvicër. Momentalisht ai është liruar me kusht në territorin e Francës, derisa është në pritje të vendimit përfundimtar të Gjykatës së Mulhouse për të.

Serbia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tij, përmes një kërkese të Ministrisë së Drejtësisë së shtetit të saj. /Insajderi.com