Haradinaj komenton deklaratën e Ramiz Kelmendit për Demarkacionin

Haradinaj komenton deklaratën e Ramiz Kelmendit për Demarkacionin
Burimi i fotografisë: Arkiv

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë hyrjes në sallën e Kuvendit ku pritet të mbahet seanca për Demarkacionin, ka shprehur besimin se LDK-ja do të jetë unike në qëndrimin e saj.

“Janë respektuar krejt pritjet dhe krejt shqetësimet e deritashme. Duke e njohur LDK-në, besoj se do të jenë unik, pra që të gjithë do ta votojnë”, ka thënë Haradinaj para gazetarëve.

Sot pritet të mbahet seanca për ratifikimin e Demarkacionit, si tentim për të katërtën herë për ta kaluar këtë marrëveshje./Insajderi.com