Haradinaj kërkon të ndalet dialogu me Serbinë

Haradinaj kërkon të ndalet dialogu me Serbinë

Deputeti i AAK-së, njëherësh edhe vëllau i Ramush Haradinajt, Dauti, tha se lirinë Kosova nuk do t’ia japë askujt.

Ndërkohë, për qeverinë e Kosovës, ka thënë se e ka pikërisht tash rastin  që ta ndalojë dialogun me Serbinë dhe të mos e ratifikojë këtë version të demarkacionit.

“E kanë rastin t’i thotë jo dialogut me Serbinë, t’i thojnë jo demarkacionit, ne nuk jemi kundër demarkaimit me Malin e Zi, por nuk jemi të gatshëm ta falim asnjë metër tokë”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj i kwrkoi qeverisw ta ndalw demarkacionin, pasi thotw se nuk “jemi tw gatshwm tw japim territor askujt”.

“Që t’ia bëjnë me dije Beogradit se e ka humbur Kosovën. Që t’i thonë stop padrejtësive etnike. Ne jemi për drejtësi, për Gjykatë Speciale, në rast se serbët përgjigjen për krimet që i kanë kryer në Kosovë. Që ta bëjnë Kosovën me ushtri. Me prezencë sot po tregohet se ky vend ka zot”, tha Haradinaj.