Haradinaj kërkon ndihmën e ShBA-së për temat e mëdha

Haradinaj kërkon ndihmën e ShBA-së për temat e mëdha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar ndihmën e ShBA-së për temat e mëdha, të cilat ende janë të hapura.

Këtë kërkesë ia ka drejtuar kongresistit amerikan, Eliot Engel, pas mbledhjes solemne të Qeverisë të mbajtur për nder të tij.

“Kosova ka ende tema të hapura, por është e përcaktuar për euroatlantik. Në këtë drejtim ne kërkojmë ndihmën tuaj”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

“Është për mua edhe kënaqësi, por edhe nder, që këtë miqësi që e kemi edhe nga kohët e vështira, por thellojmë edhe me demokracinë në Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Gjithashtu, ai ka thënë se ishte nder që Engel të jetë dëshmitar gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve, për ta vërtetuar demokracinë.

“Ishte nderi i madh që edhe dje në raundin e dytë të zgjedhjeve t’ju kemi juve si dëshmitar, që Kosova është një demokraci”, ka shtuar më tej ai./Insajderi.com