Haradinaj ka një premtim për çështjen e të pagjeturve

Haradinaj ka një premtim për çështjen e të pagjeturve

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka vënë kurora lulesh tek përmendorja dedikuar personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të pagjeturve.

Kreu i AKR-së ka thënë se çështja e të pagjeturve s`duhet të mbetet vetëm në nivel të diskutimit të familjarëve por sipas tij nevojitet angazhim më i madh i institucioneve, njofton Klan Kosova

Haradinaj premtoi se do të bëjë më shumë për këtë çështje.