Haradinaj ka një kërkesë për banorët e Istogut

Haradinaj ka një kërkesë për banorët e Istogut

Në komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune. Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugovës, dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshajt.

E, për zgjedhje të lira dhe demokratike në këtë komunë, sot gjatë ditës ka bërë thirrje edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vota është garanci për të nesërmen dhe prandaj, pjesëmarrja sa më e madhe në votime i jep forcë zhvillimit të qytetit dhe legjimitetit të zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

“Istogu përmbyllë ciklin e votimeve të zgjedhjeve komunale në Kosovë dhe prandaj, i bëj thirrje secilit qytetar të komunës, me të drejtë vote, ta shfrytëzojë atë për hir të së nesërmes së tij dhe të gjithë komunës”, ka shkruar tutje Kryeministri, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i AAK-së.