Haradinaj jep një zotim pas takimit me drejtorin e Policisë

Haradinaj jep një zotim pas takimit me drejtorin e Policisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka vizituar Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Haradinaj është njoftuar me punën të cilën e bënë kjo drejtori, në dhomën operative të saj.

Në fund të përfundimit të vizitës së tij kryeministri Haradinaj u prononcua për media ku tha se gjatë këtij takimi me drejtorin e policisë, Shpend Maxhuni u dakorduan që të punojnë më së shumti në luftimin e drogave.

“Diskutuam për disa punë ma urgjente e një ndër to është droga ose narkotikët te fëmijët është një nga problemet më urgjente, kjo është e pa tolerueshme, po ashtu kemi diskutua edhe për vjedhjet dhe ne u dakordum që fëmijëve tanë mos t’ju ofrohet droga e mos t’i sigurohet siguria fëmijëve tanë”, u shpreh kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj është shprehur se “Rendi dhe ligji është nevojë dhe interes për të gjithë ne e po ashtu është parametër që prezanton aftësitë e Kosovës edhe në sy të ndërkombëtare”. /Insajderi.com