Haradinaj i jep një porosi Kryesisë së AAK-së në Pejë

Haradinaj i jep një porosi Kryesisë së AAK-së në Pejë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vizituar sot nga bashkëpartiakët e tij të degës në Pejë.

Në këtë takim është biseduar për nisjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.

Në një komunikatë për media thuhet se kryeministri Haradinaj ka porositur bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.

Ata e uruan Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com