Ramush Haradinaj ka vizituar sot Junikun, ku ka mbajtur edhe një takim me qytetarë.
Kreu i AAK-së, u ka thënë junikasve se ai me Kadri Veselin e PDK-së dhe Fatmir Limajn e Nismës, u bënë bashkë për shtet të së drejtës dhe zhvillim të hovshëm ekonomik.
“Jemi bërë bashkë edhe për një shtet të së drejtës dhe për një zhvillim të hovshëm ekonomik. Kosova nuk guxon të mbetet e fundit në rajon! Këtë ia kemi borxh të kaluarës, të tashmës dhe të ardhmes sonë”, ka thënë Haradinaj.
Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, thotë së është zotuar se Qeveria do t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve.
“Në Junikun e fjalës e të besës u zotova se Qeveria jonë do t’i jap zgjidhje halleve dhe problemeve të qytetarëve. Do të punojmë bashkë, do të krijojmë kushtet më të mira dhe sigurojmë mbështetje të vazhdueshme për sipërmarrësit – bizneset e vogla dhe të mesme në vend, sepse vetëm kjo qasje mund të rezultojë me hapjen e vendeve të reja të punës”, deklaroi Haradinaj. /Insajderi.com