Haradinaj i shmanget pyetjes, nuk tregon se a do të fle në tenda (Video)

Haradinaj i shmanget pyetjes, nuk tregon se a do të fle në tenda  (Video)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka dhënë përgjigje në pyetjen e gazetarit të gazetës Insajderi kur është pyetur se a do të qëndrojë tërë natën në tendat e vendosura në shesh.

Haradinaj,  i dorëhequr nga pozita e deputetit, ka injoruar pyetjen. Në vend të përgjigjes ka zgjedhur që të përshëndes gazetarin dhe më pas është drejtuar kah  protestuesit.

Një formë të tillë të shmangjes së përgjigjeve e ka përdorur shpesh Hashim Thaçi, lideri i PDK-së.