Haradinaj flet për vizitën në rezidencën e Rugovës

Haradinaj flet për vizitën në rezidencën e Rugovës

Kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj pas vizitës i ka bërë varrit të presidentit historik Ibrahim Rugova, ka qëndruar për pak edhe në rezidencën e kësaj familjeje.

U raportua se në këtë takim i mandatuari për kryeministër nga koalicioni PAN do të nënshkruaje marrëveshje me deputeten Teuta Rugova për ta votuar atë për kryeministër, mirë po një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim nga zëdhënësi Muharrem Nitaj lidhur me këtë takim, po një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Por pas takimit Haradinaj duke mos dhënë asnjë detaj nga takimi tha shkurt se “Kjo ka qenë një vizitë familjare”.

“Ishte një takim që na kthe edhe në kujtesë dhe në ndjenjën e mirë që e kemi pas në këtë shpi më këtë familje, ndjenje e marrëdhënie që e kemi ruajtur në të gjitha etapat dhe do të ruajmë gjithmonë”, tha Haradinaj.

Ndërsa, në pyetjen nëse kanë nënshkruar marrëveshje me Teuta Rugovën, ai nuk është përgjigjur.

Kurse Muharrem Nitaj tha se mediave se do të njoftohen më vonë në lidhje me këtë takim. /Insajderi.com