Haradinaj flet për vizat pas takimit me liderët në Sofje

Haradinaj flet për vizat pas takimit me liderët në Sofje

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas samitit në Sofje ka deklaruar se është çështje javësh që Kosova ta marrë lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, Samiti i Sofjes ka qenë rast i mirë për të treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë.

“Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.