Haradinaj flet për shkarkimin e bordit të QKUK-së

Haradinaj flet për shkarkimin e bordit të QKUK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë në një intervistë për Rubikon të KTV-së se shkarkimi i bordit të QKUK-së është mesazh i qartë për të gjithë.

Ai ka thënë se do ta procedojë tutje këtë çështje, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili duke e bërë të ditur edhe listën esenciale të barnave.

Haradinaj ka premtuar se shumë shpejt do të bëjë inicimin e listës esenciale të barnave dhe kjo sipas tij nuk do ta presë 100 ditëshin.