Haradinaj flet për shkarkimin e Bordit të Akreditimit: S’mundem të duroj që dikush të mbetet pa sukses

Haradinaj flet për shkarkimin e Bordit të Akreditimit: S’mundem të duroj që dikush të mbetet pa sukses

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot për shkarkim e bordit të Agjencisë së Akreditimit.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në tubim zgjedhor në Skivjan të Gjakovës, gjatë shpalosjes së programit qeverisës.

Haradinaj është shprehur se nuk ka mundur të duroj që dikush të mbetet pengë e suksesit dhe fitores, andaj edhe është detyruar ta marr atë vendim.

“Jam kritikua që kam shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit e tjerë e të tjerë, kurrë një se kam shkarkuar as për shkak temin, as për shkak të partisë, as për shkak se kam unë ndonjë telashe me ta. Por, unë nuk mundem në pa kufi me lejuar që vendi ynë mos me pasur sukses. Nuk kam me lejuar askënd me e penguar suksesin, mbani në mend këtë, suksesin e këtij vendi”, ka thënë Haradinaj.

Bordi i Agjencionit së Akreditimit në krye me Blerim Rexhën është shkarkuar me 22 shtator të këtij viti në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. /Insajderi.com