Haradinaj flet për përgjimet

Lideri i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar përgjimet e publikuara në Gazetën Insajderi, “Dosja e Shefave”, duke thënë se nuk beson që ka anëtarë të partisë së tij.

Haradinaj flet për përgjimet

Ramush Haradinaj, ka vendosur që pas përfundimit të publikimit të përgjimeve të njohura si “Dosja e Shefave”, të flas për atë që ai e ka quajtur “përgjegjësi personale” që i takon secilit deputet.

Por lideri i AAK-së nuk ka komentuar veprimet e politikanëve të përfshirë në këtë aferë.

“Gjithkush mban përgjegjësi për veprimet e veta”, tha  Haradinaj, në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini.

Madje sipas Haradinajt, nëse dikush në këto përgjime del të jetë nga partia e tij, ai do të marrë masa.

“S’ka reagim, gjithkush mban përgjegjësit e  veta nise bien ndesh me ligjin. Nuk besoj që është dikush nga deputetët e mijë”, tha Haradinaj./Insajderi.com