Haradinaj flet për ndjenjën si është të gjuash dhe të të gjuajnë me gaz

Haradinaj flet për ndjenjën si është të gjuash dhe të të gjuajnë me gaz

Kryeministri Ramush Haradinaj është ndier pak në siklet kur është pyetur nga gazetarët se si është ndjenja të gjuash dhe të të gjuajnë me gaz lotsjellës.

Megjithatë ai kishte një përgjigje interesante, duke thënë se nuk ka parë ndonjë dallim të madh mes këtyre dy gjërave.

“S’po ndryshojke shumë, ishte e njëjtë”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Po ashtu, gazetarët nuk u mjaftuan me kaq, por e pyetën edhe përgjumjen e mbrëmshme gjatë seancës për Demarkacionin.

Njëri prej gazetarëve e pyeti nëse gazi lotsjellës ia ka prishur sot gjumin, Haradinaj ka thënë se “sot ia ka prish gjumin gazi”.