Haradinaj flet për Muze e Katedrale, kur pyetet nëse Thaçi i ka kërkuar llogari për demarkacionin

Haradinaj flet për Muze e Katedrale, kur pyetet nëse Thaçi i ka kërkuar llogari për demarkacionin

Kryeminsitri Ramush Haradinaj i ka ikur përgjigjës së pyetjes së Insajderit në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, pas deklarimit të Zyrës së Presidentit, Hashim Thaçi se do të kërkojë llogari nga kryeminstri, pse ai po e paraqet si qëndrim zyrtar të shtetit versionin e tij për demarkacionin.

Nga Korça, Haradinaj ka refuzuar të përgjigjet nëse presidenti i ka kërkuar llogari apo nëse ai si kryeministër do t’i jap llogari Thaçit si president.

Thaçi e Haradinaj shtyhen për kompetenca

“Tani mos me….”, filloi kryeministri të përgjigjet, teksa menjëherë ka ndërruar temën.

Ka folur për vizitat e tij tek objektet e ndryshme të trashëgimisë kulturore në Korçë duke thënë se do të përgjigjet edhe në pyetje. Por nuk ka ndodhur.

“Çka më ka bo përshtypje, sot shumë në Korçë, kam vizitu Muzeun Mesjetar që kishte ikona të shekullit XIII. Ishte diçka e mrekullueshme. Nëjkohësisht edhe Mësojntoren e parë shqipe…”, ka thënë Haradinaj, teksa Insajderi insistoi të nxirrte përgjigje.

“A do ti jepni llogari presidentit?”, e ka pyetur Insajderi, kryeminsitrin. Ai ka folur për vizita të tjera.

“Edhe katedralen në Korçë kam vizituar, ishte një ngjarje e mirë”, ka thënë Haradinaj.

E tek në fund ka rekomanduar që çështjes sikurse demarkacioni të diskutohet në Prishtinë.

“Në Prishtinë jemi cdo herë bashkë edhe sa herë ju intereson ju informoj. Beso, jemi në koordinim edhe me presidentin dhe të gjjtha institucioent e vendit, për çdo temë edhe për temën e demarkacionit”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com

Haradinaj u dikton diplomatëve kosovarë çfarë të thonë për demarkacionin

Përgjigjen e Ramës dhe Haradinajt për këtë temë i dëgjoni tek minuta e 20 e videos LIVE nga konferenca.

LIVE NGA KORÇA – Konferenca e përbashkët e kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Posted by Insajderi on Monday, 27 November 2017