Haradinaj flet nga Franca: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin

Haradinaj flet nga Franca: Kurrë nuk është boll të punosh për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u liruar sot me kusht nga gjykata franceze, ka thënë se është ndier krenar për shkak të përkrahjes që ka marrë ditëve të fundit.

“Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se “më keni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd”.

Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com