Haradinaj: I dhamë shpirt 10 vjetorit të Pavarësisë

Haradinaj: I dhamë shpirt 10 vjetorit të Pavarësisë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka falënderuar këngëtaren Rita Ora, për si ka thënë ai, madhështimin e festës së 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ai me këtë rast ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë që kanë ndarë gëzimin me kosovarët.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt!”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com