Haradinaj: Bisedimet e liderëve me Serbinë poshtërim i radhës për Kosovën

Haradinaj: Bisedimet e liderëve me Serbinë poshtërim i radhës për Kosovën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se bisedimet në mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, janë poshtërim i radhës që po i bëhet Kosovës.

“Bisedimet e Hashim Thaçit e Isa Mustafës me shërbëtorët e Millosheviqit e  të Sheshelit, për tërheqjen Listës së të Përndjekurve të Serbisë, ku ndodhet edhe emri im, janë poshtërimi i radhës që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve”, ka shkruar Haradinajt në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi, sot në mbrëmje do të takohen me homologët e tyre serbë, në Bruksel pas ftesës së Federika Mogherini.

Ndërsa tri partitë opozitare janë duke kërkuar që të ndërpritet dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë. /Insajderi.com