Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve pas 11 vjetësh

22.03.2017 13:01
Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve pas 11 vjetësh

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë sot u hap Qendra e Mjekësisë Familjare, 11 vite pas mbylljes së saj.

“Në kuadër të reformave rrënjësore në shëndetësinë primare në Komunën e Prishtinës, sot u hap Qendra e Mjekësisë Familjare në Qendrën e Studentëve, 11 vite pasi që ishte mbyllur”, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo qendër do t’ju shërbejë mbi 4000 studentëve të cilët banojnë në konvikte.

“Angazhimi i personelit tonë shëndetësor, do t’iu shërbejë të gjithë studentëve, e sidomos mbi 4000 të tillëve që banojnë në konvikte”, bëhet e qartë.

Sipas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Arben Vitia thanë se “me hapjen e kësaj qendre kemi shprehur vullnetin tonë politikë për t’iu ndihmuar studentëve, edhe pse si Komunë nuk kemi qenë të obliguar”

“Deri në pjesën e dytë të këtij viti do të angazhohemi që kjo QMF të punojë në dy ndërrime, ashtu që në çfarëdo kohe studentët të shërbehen brenda Qendrës së tyre”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës. /Insajderi.com