Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit

Hapet për qarkullim rruga Ferizaj – Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës njofton se është hapur për qarkullim rruga Mitrovicë-Bajgorë e cila rrugë tashmë është e kalueshme.

Kjo Ministri bën me dije se pas punës së pandërprerë të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve, në qarkullim të plotë është lëshuar edhe rruga Ferizaj-Hani i Elezit, vetëm për automjetet e vogla.

Ndërsa, sipas MI-së, për automjetet e rënda, rruga ende është e pakalueshme, ndërsa thekson se kurdo që kjo rrugë të lirohet edhe për automjetet e rënda, do të njoftojnë me kohë.

“Njëherësh kërkojmë nga qytetarët që gjatë udhëtimeve të tyre të jenë të pajisur me pajisjet e duhura dimërore si dhe t’u përshtaten kushteve të gjendjes së rrugëve por edhe kushteve aktuale atmosferike”, thuhet në njoftimin e MI-së.  /Insajderi.com