Hapet Panairi i Automjeteve në Chicago

Hapet Panairi i Automjeteve në Chicago

Në Chicago të SHBA-ve është hapur Panairi i Automjeteve i cili këtë vit organizohet për herë të 110-të.

Panairi i cili mbahet në qendrën më të madhe të panaireve në Amerikën e Veriut në McCormick Place, u hap për publikun pas shfaqjes mediale dy ditore. Përkundër stuhisë së borës në qytet ka një interesim të madh për panairin.

Mijëra qytetarë amerikanë që nga orët e hershme të mëngjesit filluan ta vizitojnë panairin, ku patën mundësi nga afër të shohin zhvillimet më të fundit në sektorin e automjeteve.

Në panair ku janë ekspozuar afro 1.000 automjete të brendeve kryesore në botë, vëmendjen e vizitorëve e tërhoqën automjetet elektrike dhe automjetet koncept.

Panairi do të jetë i hapur deri më 19 shkurt.

Pritet që ky panair të vizitohet nga më shumë se një milion vizitorë.