Hapet muzeu i parë afro-amerikan

Hapet muzeu i parë afro-amerikan

Barack Obama, presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara, hapi zyrtarisht dyert e muzeut e parë afro-amerikan, në Uashington.

Në fjalën e tij, Obama u shpreh se Muzeu i Kulturës dhe Historisë Afro-amerikane do të tregojë një histori të Amerikës si asnjëherë më parë, që do të shërbejë si edukim për brezat e rinj.

“Si popull, me të drejtë kemi kaluar nëpër historitë e gjigandëve që e ndërtuan këtë vend. Por shpesh herë, me dashje apo pa dashje, kemi zgjedhur të mbulojmë ose të injorojmë eksperiencën e miliona njerëzve të tjerë”, tha Obama.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe parardhësi i Obamës në postin e presidentit, George W. Bush, i cili gjatë mandatit të tij firmosi ligjin që i hapi rrugë ndërtimit të muzeut, për të cilin u investuan 540 milionë dollarë.