Hapet ekspozita me fotografi të Adem Demaçit

28.07.2016 15:30
Hapet ekspozita me fotografi të Adem Demaçit

Duke filluar nga sot e gjatë tërë verës, fotografi të veprimtarit Adem Demaçi do të jenë të ekspozuara në ambientet e Shoqatës së të Burgosurve Politik.

Ekspozita është organizuar edhe me bashkëpunimin e Ministrisë së Diasporës dhe është bërë me qëllim të shënimit të 80 vjetorit të lindjes së Demacit.

Ministri i Diasporës, Valon Murati, i cili mori pjesë në hapjen e ekzpozitës, ka thënë se cdo popull ka një bosht kurrizor vlerash që e mban drejt trupin e tij dhe se një prej unazave kryesore të këtij boshti për shqiptarët është Adem Demaçi./Insajderi.com