Hapet ekspozita e Fatos Lubonjës me fotografi të refugjatëve nga Kosova

Hapet ekspozita e Fatos Lubonjës me fotografi të refugjatëve nga Kosova

Sonte hapet e ekspozita “Bri plagomës prej nga derdhet dhimbja”, me fotografi të refugjatëve nga Kosova në Kukës gjatë luftës së vitit 1999, të autorit Fatos Lubonja.

Ekspozita hapet në orën 19:00 në Modelariumin e Arkitekturës, mbrapa Ministrisë së Arsimit.

Ekspozitës i paraprin një bisedë mes Fatos Lubonjës dhe Veton Surroit, e moderuar nga Shkëlzen Gashi, me temat: lufta në Kosovë, pavarësia e Kosovës, pajtimi mes Kosovës e Serbisë dhe marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.