Hapet ekspozita “Arsimi shqiptar nëpër dokumente arkivore”

Hapet ekspozita “Arsimi shqiptar nëpër dokumente arkivore”

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit, sot hap Ekspozitën “Arsimi shqiptar nëpër dokumente arkivore”.

Ekspozita hapet në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Kjo ditë përkujtohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet shqiptare kur të gjithë kujtojmë mësuesit.

Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë në 7 Mars të vitit 1887, ishte arsyeja e kthimit të kësaj date në një festë për gjithë arsimtarët.

Që nga kjo ditë, “Mësonjëtorja e parë” hyri në histori si pionierja e arsimit kombëtar dhe dita e çeljes së shkollës si festë, duke bërë kështu që çdo 7 Mars të nderohen kontribuuesit më të mëdhenj në edukimin e brezave./Insajderi.com