Handelszeitung: Kosova, “yll” i rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit

27.09.2016 17:49
Handelszeitung: Kosova, “yll” i rritjes ekonomike në mesin e shteteve të Ballkanit

Të gjitha, gjashtë shtetet e Ballkanit pritet që gjatë këtij viti të shënojnë një rritje prej 2 deri në 3.6 për qind të brutoproduktit vendor

“Të gjitha ekonomitë e vendeve të Ballkanit llogarisin që këtë vit ta përmbyllin me rritje ekonomike. Por, shteti më i ri, që ende konsiderohet si i prekur nga lufta, Kosova, pritet të shënojë rritjen më të madhe”, shkruan gazeta zvicerane për çështje ekonomike “Handelszeitung”.

Të gjashtë shtetet e Ballkanit: Kosova, Shqipëria. Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia pritet që gjatë këtij viti të shënojnë një rritje prej 2 deri në 3.6 për qind të brutoproduktit vendor, raporton televizioni “N1”, duke iu referuar raportit më të ri gjysmëvjetor të Bankës Botërore, transmeton albinfo.ch.

Dhe, sipas këtij raporti, Kosova me rritjen e paralajmëruar prej 3.6 për qind vlerësohet si “yll” në këtë regjion. Rritjen më të vogël, 2% pritet ta shënojë Maqedonia, shkruan handelszeitung.ch. /Insajderi.com