Hahn: Serbia të bëhet fuqi udhëheqëse në rajon

Hahn: Serbia të bëhet fuqi udhëheqëse në rajon

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn, ka thënë se Serbia ka nevojë për Bashkimin Evropian si një forcë udhëheqëse në rajon.

Hahn ka thënë se me udhëheqjen e kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia ka bërë progres të mirë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Serbia veçanërisht nën udhëheqjen e kryeministrit Aleksandër Vuçiq ka bërë progres të mirë viteve të fundit drejtë qëllimit të saj strategjik të anëtarësimit në BE”, ka thënë Hahn, raporton Tanjug.

Më tutje, Hahn ka thënë se Serbia ka dëshmuar përkushtimin e saj rajonal duke përfshirë edhe bashkëpunimin e saj me agjendën e BE-së për integrimin e rajonit. /Insajderi.com