Hamsik: Sekreti i formës sime është “Coca-Cola”

Hamsik: Sekreti i formës sime është “Coca-Cola”

Në një Napoli “të plagosur” nga dëmtimi i pafat i sulmuesit Arkadiusz Milik dhe vështirësitë e tjera në ofensivë, fatmirësisht, të gjitha i ka marrë përsipër mesfushori Marek Hamsik, i cili pa frikë mund të thuhet se është në formën e tij më të mirë në karrierë.

Ai tashmë është rikthyer në kombëtaren e Sllovakisë dhe në një intervistë të fundit për gazetën “Corriere dello Sport” ka zbuluar se se çfarë po bën që është në këto nivele.

Hamsik ka thënë se “sekreti” i tij është pija freskuese “Coca-Cola”, përcjell Telesport.

“Kam hequr dorë nga kjo pije. Tani ha vetëm perime dhe ushqime të lehta. Jam mirë dhe me Lituaninë do të luaj. Në ndeshjen me Lazion kërkova të zëvendësohesha, sepse nuk ndihesha mirë dhe nuk doja të rrezikoja”, tha Hamsik.

Më pas, i pyetur për shokët e tij të skuadrës, 29-vjeçari komentoi: “Milik na mungon. Pas largimit të (Gonzalo) Higuain-it u prit një goditje e madhe dhe zgjedhja e presidentit qe ajo e duhura. Piotr Zielinski? Është një lojtar klasi që tani dhe mund të bëhet i madh.” /Insajderi.com