Hamilton u ikë taksave, zbulohet nga “Paradise Papers”

Hamilton u ikë taksave, zbulohet nga “Paradise Papers”

Skandali i skemës së evazionit fiskal shtohet me emra të rinj.

Kampioni i Formulës 1, Lewis Hamilton, një prej njerëzve më të pasur të botës së sportit, ka shmangur taksat europiane të avionit të tij privat, duke përdorur një metodë që tani ka përfunduar në lupën e autoriteteve.

Katër firma të mëdha financiare dhe Appleby, firma ligjore në zemër të skandalit të “Paradise Papers”, e kanë ndihmuar Hamiltonin e dhjetëra klientë të tjerë të krijojnë biznese artificiale, përmes të cilave merrnin me qira vetë avionët e tyre.

Në këtë pikë, thonë ekspertë të fushës si Rita de la Feria, e Universitetit të Lidsit, duket se askush nuk i zbaton më ligjet në fuqi.