Hamilton fiton Grand Prix në Belgjikë

Hamilton fiton Grand Prix në Belgjikë

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton (32) triumfoi në Grand Prix-in e Belgjikës të mbajtur në pistën Spa-Francorchamps, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti britanik u nis nga pozita e parë dhe gjatë gjithë garës ishte në epërsi ndaj pilotit të Ferrarit, Sebastian Vettel. Piloti gjerman në fund u radhit i dyti, kurse i treti ishte Daniel Ricciardo me Red Bull.

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve Vettel ka 220 pikë, kurse Hamilton 213.

Piloti britanik Lewis Hamilton dje barazoi rekordin në Formula 1 për numrin e pol pozicioneve në kualifikimet për Grand Prix të Belgjikës.

Hamilton në pistën Spa-Francorchmaps arriti për të 68-n herë pol pozitën duke barazuar me pilotin legjendar gjerman, Michael Schumacher.

Gara tjetër është në program për shtatë ditë në Monza në Grand Prix të Italisë.