Haliti: Vetëvendosje s’do të jetë e para në zgjedhje

Haliti: Vetëvendosje s’do të jetë e para në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e beson se Lëvizja Vetëvendosje mund të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vend.

Duke komentuar një sondazh të publikuar nga VV, sipas të cilit kjo parti është më e votuara në vend, Haliti ka thënë se këto hulumtime janë të porositura.

“Këto sondazhe janë më porosi dhe sipas qejfit. Qëllimi i tyre është me influencu me i bind njerëzit ose me kiju tek njerëzit besim se ata do të fitojnë. Qëllimi i sondazheve të tashme bëhet që njerëzit e pa përcaktuar t’i orientojnë kah vetja dhe t’i tërheqin nga vetja”, u shpreh Haliti për Gazetën Express.

Sipas sondazhit të bërë publik nga VV, PDK do të jetë në vendin e dytë në zgjedhje, ndërsa LDK në të tretin. Sipas sondazhit, Nisma për Kosovën nuk do të kalojë pragun zgjedhor, kurse në kuvend do të rikthehet AKR-ja./Insajderi.com