Haliti thotë se është normale që “me hi në punë me të njohshëm”

Haliti thotë se është normale që “me hi në punë me të njohshëm”

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njeriu i dytë më i rëndësishëm në Partinë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për korrupsionin në televizionin publik ku është pyetur edhe për aferat korruptive të zbuluara nga përgjimet e Insajderit “Dosja e Shefave”, ku protagonist kanë qenë figurat kryesore të PDK-së.

Sipas Halitit, përgjimet e publikuara nga Insajderi edhe pse i ka dëgjuar nuk është se ka parë diçka të madhe që përbën shkelje ligjore ose keqpërdorim dhe shfrytëzim të pozitës publike nga zyrtarët e shtetit.

Aferat i kam dëgjuar dhe i kam dëgjuar përgjimet aq sa ka dhënë Insajderi, por kam lexuar gënjeshtra të pafundme për njerëz për të cilët paguar dikush që të damkohen me dezinformata dhe me gjërat që si kanë. Për të gjitha këto tema që hapen në media, do të duhej që prokuroria të veprojë ashtu sikurse duhet të veprojë nëse mediat gënjejnë”, ka thënë Haliti në RTK.

Seria e përgjimeve të publikuara në Insajderi ku figura të rëndësishme të PDK-së atëkohë në Qeverinë e vendit kanë punësuar njerëz të partive të tyre nëpër pozita të larta e deri tek futja në punë nëpër institucione të njerëzve që kanë pasur lidhje me politikanë.

Dhe përafërsisht komunikimi mes njerëzve në pushtet me të afërmit e tyre janë të tilla. Problemi çoftë i përgjimeve çoftë i veprimeve ose akuzave që ju po thoni se kanë qenë të ngritura në bazë të përgjimeve e nuk ka ndodhur kurgjo, nuk e shof të dëmshme, të përmasave të rrezikshmërisë të lartë qoftë për buxhetin e Republikës së Kosovës, qoftë për Kosovën nëse X-i ose Y-ni ka fol me djalin e dajes së vet qysh me ja gjet një vend pune”, ka thënë Haliti.

“Ose ka fol me një titullar ‘a po ma merr dikë në punë’, kjo është praktikë në Kosovë”, ka shtuar ai.

Haliti ka thënë se nuk ka njeri me pozitë të lartë në ndonjë institucion që nuk ka futur dikë në punë “ me të njohshëm”.

“Pernime unë po them, nuk e besoj që ka titullar në Kosovë, nuk ka deputet, ministër ose drejtor dikund që ka bërë veprime të tilla, edhe në televizion, besoj edhe juve ju kanë thënë për gazetarët që kanë qejf të vijnë në RTK sepse i kanë rrogat e mëdha, dhe se janë të rehatuar më mirë këtu sesa në televizione private”, ka thënë Haliti.

Krejt kjo sipas tij ndodhë për shkak të varfërisë në Kosovë.

“Është e vërtetë kjo sepse është praktikë në vende të varfra ku nuk ka punë”, ka thënë ai.

Krejt në fund ka dhënë një propozim të egër.

“Problemi është buxheti i Kosovës. A preke në buxhet, duhet me ti pre durt. Pikë. Por s’ju kanë këput kërkujt duart deri më tash”, ka përfunduar Haliti./Insajderi.com

IMAZH

IMAZH – PËRGADITJET PËR SEANCËN KONSTITUIVEMysafirë:Xhavit Haliti,Nënkryetar Kuvendi.

Posted by RTK on Tuesday, 25 July 2017