Haliti: Replikat janë normale në demokraci

Haliti: Replikat janë normale në demokraci

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti duke komentuar shtyrjen e seancës ka the kjo është një zhvillim jo i dëshirueshëm, por ishte i domosdoshëm për këtë fazë.

“Akuzat dhe kundërakuzat janë normale në qeveri, por e rëndësishme është që të themelohen institucionet. Ne e kemi një zotim se institucionet do të themelohen deri në shtator”, tha Haliti.

“Ne po përpiqemi që të sigurojmë një mbështetje të qëndrueshme për qeverinë e ardhshme. Qeveria mund të bëhet edhe me 61 vota, por disa procese që kërkojnë një shumicë më të madhe, prandaj po kërkohet  një konsensus më i gjerë”, ka thënë Haliti duke shtuar se brenda koalicionit PAN ka një harmonizim rreth procesit dhe nuk ka asnjë përçarje.