Hakohet kanali i Game of Thrones

Hakohet kanali i Game of Thrones

Piratë kompjuterikë kanë hakuar dosjet e kanalit të spikatur amerikan HBO dhe kanë kërkuar miliona dollarë shpërblesë për mospublikim të serialeve dhe dosjeve private.

Hakerët me emrin e koduar Mr. Smith, të cilët kanë publikuar një video dedikuar drejtuesit ekzekutiv të HBO-së Richar Plepler, kanë kërkuar që shpërblesa të paguhet brenda tre ditëve, ose në të kundërtën do të publikojnë në internet produktet e vjedhura të HBO-së në madhësi prej 1,5 milionë terabajtësh dhe të dhënat private të kompanisë.

Thuhet se në mesin e dokumenteve që hakerët pohohet të kenë vjedhur gjendet skenari i një episodi të patransmetuar të serialit të famshëm të kanalit, Game of Thrones, si dhe postat elektronike të zëvendësdrejtoreshës së HBO-së Leslie Cohen.

Hakerët po ashtu kanë pohuar të kenë vjedhur edhe numrat personal të telefonit dhe adresat e postave elektronike të aktorëve të Games of Thrones, siç janë Peter Dinklage, Lena Headey dhe Emilia Clark, shkruan AA.

Nga ana tjetër, në një deklaratë nga HBO thuhet se sistemet e tyre të postave elektronike nuk janë infiltruar në përgjithësi dhe se janë duke vazhduar hetimin në bashkëpunim me policinë dhe ekspertë të sigurisë kibernetike.