Hakmarrja ndaj ISIS-it për sulmin në Gay Club-in në Orlando

Hakmarrja ndaj ISIS-it për sulmin në Gay Club-in në Orlando

Hakeri i cili para 3 jave ka futur foto pornografike të homoseksualëve në 250 llogari të Twitter-it që propagandojnë ideologjinë e ISISI-it, ka arritur që përsëri ti thyej llogaritë e tyre.

Hakeri është i njohur me emrin “WachulaGhost” por identiteti i tij nuk dihet. Ai filloi ta ketë ISIS-in objektiv qysh para 18 muaj kur ndodhi sulmi në klubin e natës “Pulse” në Orlando, i cili i synonte njerëzit LGBTQ, raporton the Independent.

Ai  ka thënë se kjo është një hakmarrje ndaj këtyre sulmeve.

Hakeri thotë se futja në llogaritë e ISIS në të vërtetë është “më e lehtë se sa do mendohet” dhe se ai ka arritur të “ketë më shumë se 250 nga llogaritë e mediave të tyre sociale” duke shtuar se ai mund të hyjë në to, në më pak se një minutë.

Me gjithë pranimin e kërcënimeve me vdekje, WachulaGhost zotohet të vazhdojë ta bëjë këtë.