Hakimi i Yahoo, më i madhi në histori

Të mërkurën e javës që lamë pas, Yahoo në një dalje për shtyp konfirmoi një thyerje sigurie e realizuar në 2014-tën ku u vodhën informacione  nga të paktën 500 milion llogari. Gjatë verës kishte pasur informacione se ishin hakuar 200 milion llogari Yahoo.

Hakimi i Yahoo, më i madhi në histori

Thyerjet e sigurisë të këtij lloji janë shtuar bujshëm vitet e fundit dhe informacionet e gjeneruara në të shumtën e rasteve janë shitur online, shkruan Pcworld.al.

Statista ka përpiluar një grafik duke ofruar një panoramë të disa prej hakimeve me të spikatura në historinë e internetit.

Në listën e 10 hakimeve më të shquara, 6 prej tyre janë pranuar publikisht në 2016-tën një ndër vitet më famëkeqe sa i përket sigurisë kibernetike.

Statista beson se hakimi i Yahoo është më i madhi me 500 milion llogari të prekura ndjekur nga hakimi i MySpace me 427 milion dhe eBay me 145 milion. /Insajderi.com