Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përplasen keq për SHIK-un

Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përplasen keq për SHIK-un

Drejtori i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’, për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi  dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj janë përplasur keq në emisionin “Debat D+” në RTV Dukagjini.

Përplasja ka nisur kur Abazi ka akuzuar qeverisjen e Shpend Ahmetin duke thënë se “nuk ka guxuar t’i prishë dy garazha të PDK-së” duke aluduar në ndërtimet pa leje ngjit objektit të PDK-së në qendër të Prishtinës.

E më pas Molliqaj e ka akuzuar Abazin se është bërë “pjesë e ekipit të SHIK-ut kundër Shpend Ahmetit” dhe se “Abazi ka interesa personale kundër Shpend Ahmetit”.

“Me njerëz që ke pasur bashkëpunim kanë qenë kundër Shpendit”, ka thënë Molliqaj.

E Abazi ka thënë se Molliqaj është më afër SHIK-ut sesa ai.

“Ju jeni duke manipuluar. A e din ti me kon ke bo koalicion në Prishtinë, me njeriun që me SHIK-un e gërrynë diasporës. Njerin e SHIK-ut”, ka thënë Abazi.

Debati mes tyre ka vazhduar për më shumë se 20 minuta me akuzën e njejtë: ti je me SHIK-un.

https://youtu.be/bp_6Llb7tN4?t=1h23m29s